Haradinaj shkon në takimin për zgjedhjet te Osmani NULL NULL 20.11.2025 08:20 20.11.2025 08:20 Foto: ZPRK Në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, do të marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemajli. Po në këtë takim, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njashtu edhe nga PDK do të jenë prezent aty. Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30. Mbledhja për të caktuar datën e zgjedhjeve nacionale erdhi pas dështimit të mandatarit Glauk Konjufca për të formuar ekzekutivin e ri, i cili i mori veç 56 ashtu siç i mori edhe Albin Kurti.