Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Rënia e dëshmorëve të Rogovës u bë frymëzim që ne të vazhdonim luftën për liri

NULL NULL
29.01.2020 09:42

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 30 dëshmorët që ranë para 21 vitesh në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit.

Ai shkroi se datat 27, 28 e 29 janar të vitit 1999 ishin ditët prej më tragjikeve ku ranë luftëtarët të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë për armatim.

“Në tentim për të shkuar drejt kufirit e të ktheheshin me armatimin që aq shumë iu duhej luftëtarëve të lirisë, do të përjetësohen shumë burra, shumicën e të cilëve kisha rastin t’i njoh nga vijat e frontit “- tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë në detyrë shtoi se gjithmonë do të përkulet dhe do të kujtojë emrat e të rënëve për liri.

“Përgjithmonë përulem para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli “- shtoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.