Haradinaj: Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë NULL NULL 31.08.2021 13:08 31.08.2021 13:08 Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu) Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për tërheqjen e 12 përfaqësuesve diplomatik. Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se Qeveria e Kosovës po tallet me misionet diplomatike të vendit në botë, përcjell Klankosova.tv. “Ajo në fund të këtij muaji ka tërhequr 12 përfaqësues diplomatik pa i zëvendësuar ata. Shumë prej misioneve dhe ambasadave të Kosovës kanë mbetur me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit. Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë”, ka shkruar Haradinaj. Tutje Haradinaj i përgëzoi të gjithë ambasadorët për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në Botë. “Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë”. “Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.