Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj prezanton 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

NULL NULL
21.01.2025 16:35
Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj.

Kandidati për kryeministër i koalicionit për “Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka prezantuar 10 top prioritetet e këtij koalicioni.

E para në listë është Kosova direkt në NATO dhe siç thuhet, miqësi e përhershme me ShBA-në dhe BE-në, përcjell Klankosova.tv.

Pjesë e kësaj liste është edhe premtimi për pagë mesatare 1 mijë dhe pensione mbi 500 euro.

Postimi i plotë i Haradinajt:

10 top prioritetet e Kosovës Fituese

Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.

Rritje ekonomike deri në 7%.

1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.

Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.

Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.

1500 MË energji e prodhuar në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.

6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.

Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.

Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.

lajme të ngjashme