Haradinaj pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor NULL NULL 24.06.2025 16:33 24.06.2025 16:33 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrat e partisë, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestas Mathisen. “Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për perspektivën euroatlantike të vendit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftimin e AAK-së. “Haradinaj vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Norvegjisë në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë”. “Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës,” përfundoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.