Haradinaj: Përulje para veprës së heronjve e martirëve që luftuan për të drejtën tonë NULL NULL 28/11/2021 28/11/2021 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. “Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare. Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë. Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. “1.Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri 2.Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa. 3.Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit”, shtoi tutje kreu u AAK-së. “Të dashur bashkëkombas. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime!”.