Haradinaj përshëndet deklaratën e Merkel: Kosova është gati NULL NULL 20.08.2019 09:11 20.08.2019 09:11 "E përshëndes Kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit..." Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel kur tha se Evropa do të jetë e bashkuar në plotni atëherë kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “E përshëndes Kancelaren Merkel për riafirmimin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës së zgjerimit që bëri sot nga qyteti hungarez i Sopron”, ka shkruar Haradinaj në Twitter, transmeton Klan Kosova. “Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë dhe më tepër prosperues kur t’i përqafojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”. “Kosova është gati”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë