Haradinaj për xhipat e Kurtit: Si në kohën e egër kur vinin zyrtarët e Jugosllavisë (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 18:58 25.06.2025 18:58 daut-haradinaj Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka komentuar edhe mënyrën se si vjen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Kuvend. Ai tha se ndonjëherë i duket si në kohën që ai e quajti të egër, kur sipas tij “vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa”. “Përderisa është i rrethuar, bile ndonjëherë po më tingëllon sikur në atë kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë. Përderisa ai vjen me gjithë atë sigurim, eksortë në Parlamentin e Kosovës, në vendin më të sigurt. Askush nuk e rrezikon z.Kurti në Republikën e Kosovës”, tha ai. Tutje, këtë krahasim Daut Haradinaj nuk e ka konsideruar si të rëndë, por sipas tij, është real./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025