Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj për shefin e ri të OSBE-së: Ia kërkova mbështetjen për vendin tonë

NULL NULL
19.06.2025 13:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Në një postim në Facebook, Haradinaj deklaroi se McGurkut i kërkoi përkrahjen për vendin.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë në vazhdimësi ka nxitur dhe mbështetur institucionet e vendit në avancimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit”, u shpreh Haradinaj.

“Në këtë frymë, ishte edhe bashkëbisedimi jonë sot, me ç’rast Ambasadorit McGurk i kërkova mbështetjen e tij për vendin tonë, e po ashtu e sigurova edhe për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës me misionin që ai e drejton”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.