Haradinaj për propozimin evropian: Kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit NULL NULL 09.03.2023 18:38 09.03.2023 18:38 Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se partia e tij ka rikonfirmuar mbështetjen ndaj propozimit evropian. Sipas tij, kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe dhe u shpreh se qëndrimi i tyre është tërësisht në interes të vendit, përcjell Klankosova.tv. Haradinaj, tutje ka shkruar se kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë propozimin evropian, sipas tij, i bën dëm të madh vendit. “Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së.Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet”. “Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral.AAK vlerëson ndihmën e aleatëve tanë, në veçanti të ShBA-së ndaj arritjes së kësaj marrëveshje. Kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit”, ka shkruar ai. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months