Haradinaj për Kurtin: Këtij edhe 100% të votave jepja, prapë s’ka ndryshim (VIDEO) NULL NULL 21.04.2026 21:47 21.04.2026 21:47 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosovës ka folur për temat aktuale politike dhe zhvillimet e tjera. Ai pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministrin Albin Kurti. Haradinaj deklaroi se edhe 100% e votave po t’ia japësh Kurtit prapë s’do të ketë ndonjë ndryshim në vendin tonë. “Po e bëjmë mbret, po e bëjmë diktator, po e bëjmë çka të duash, kjo qasje nuk të ecë përpara e as kah zhvillimi i proceseve”, deklaroi Haradinaj. Kreu i AAK-së pati një apel për qytetarët. “Nuk ja kanë më borxh. Ja kanë dhënë disa herë shumicën këtij njeriu, nuk po na çon përpara”, shtoi ai në Klan Kosova.