Haradinaj për Klan Kosovën: Ndalimi i kandidimit të Kurtit s’i ndihmon demokracisë NULL NULL 29.01.2021 16:31 29.01.2021 16:31 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Supreme si lajm gjysmë të mirë. “Ky për ne është një lajm gjysmë i mirë për faktin se Shemsedin Dreshaj është në listë, por kjo na hendikepon për kolegët e tjerë. Të shohim nëse ka procedura të tjera ligjore të ankimimit dhe do ta shqyrtojmë me kolegët”. Haradinaj në një deklaratë për Klan Kosovën ka thënë se lënia jashtë garës e kryeopozitarit Albin Kurti nuk shkon në favor të demokracisë. “Duke mos dashtë asnjëherë me dalë kundër vendimit të gjyqësorit, por ndalimi i kandidimit për liderin kryesor të opozitës, Albin Kurtin, nuk i ndihmon demokracisë sonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.