Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë

NULL NULL
12.06.2025 10:53
Foto nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Kosovën në 26-vjetorin e çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë e re të Kosovës.

“Kosovë, urime Dita e Çlirimit! Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re. Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.