Haradinaj pas takimit me Hovenier: Partneriteti me ShBA-në është afatgjatë dhe strategjik NULL NULL 14.03.2023 18:34 14.03.2023 18:34 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Pas takimit, Haradinaj ka thënë se ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi. “Prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-së në mbështetje të Kosovës. Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Partneriteti i vendit tonë me ShBA-në është afatgjatë dhe strategjik”, ka shkruar Haradinaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 2 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 9 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day