Haradinaj: Partneriteti me Nismën, Kosovës do t’i sjellë fitore NULL NULL 24.02.2024 20:29 24.02.2024 20:29 Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. Foto nga arkivi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nismas Socialdemokrate. Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me këtë parti i nënshkruar javë më parë do t’i sjellë fitore vendit. “Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma! Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj, transmeton KlanKosova.tv. “Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”. 10-vjetori i Nisma Socialdemokrate *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 3 orë më parë