Haradinaj, OVL-së në Deçan: Ju falënderoj që mbajtët gjallë idealin, frymën, kujdesin – sot jemi ballëhapur NULL NULL 10.11.2024 16:46 10.11.2024 16:46 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij të rastit në Kuvendin e Organizatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së në Deçan, i përgëzoi ata për sukseset që kanë mbërritur deri më sot. Po ashtu, Haradinaj shton se kjo organizatë është ballëhapur, e i falënderoi për mbajtjen gjallë të idealit, kujdesit dhe frymës, duke theksuar se sot ai bashkë me ta, janë të ndritur, njofton Klankosova.tv. “Moment i ndritur ky këtu, që po qëndrojmë ballëhapur. Pra nëse flasim për një organizatë të veteranëve, në Deçan me të vërtetë qëndrojmë ballëhapur, sepse organizata ka prirë me vlerat më të larta si njerëzore, si kombëtare e veçanërisht kujdesit ndaj bashkëluftëtarëve”, tha Haradinaj. “Ju falënderoj shumë që e keni mbajtur gjallë idealin, frymën, kujdesin, dhe jemi sot këtu të ndritur. Nuk na keni turpëruar para familjeve të dëshmorëve, para invalidëve, para veteranëve. Ndihemi keq që nuk kemi qenë gjithmonë me ju në punën që e keni bërë, por ju siguroj që ju kemi gëzu sukseseve tuaja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 38 minuta më parë