Haradinaj nuk vjen në interpelancën për gjuajtjen me armë të Dardan Gashit NULL NULL 25.01.2018 17:44 25.01.2018 17:44 Është shtyrë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Kjo interpelancë e kryeministrit që është kërkuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së ishte paraparë të zhvillohej në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës por që Haradinaj nuk është paraqitur, njofton Klan Kosova. Se interpelanca e të parit të ekzekutivit nuk do të mbahet sot e kanë konfirmuar për Klan Kosovën edhe nga kabineti i kryeministrit, të cilët thanë se ai do të paraqitet në një seancë tjetër. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti mosparaqitjen e Haradinajt në interpelancën e kërkuar pikërisht nga ky grup parlamentar e ka quajtur papërgjegjësi. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës që është e para për sesionin pranveror dhe vitin 2018 janë diskutuar edhe një sërë projektligjesh si Projekt Kodi i Drejtësisë për të Mitur, Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe disa të tjera. Ndërkohë në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shprehur shqetësim lidhur me iniciativën e disa deputetëve për të paraqitur një projektligji që amniston deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë hedhur gaz lotsjellës. Selmanaj ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së këtë e konsideron si papërgjegjësi ndaj institucioneve të drejtësisë. Ai poashtu e ka cilësuar si interes personal të disa deputetëve duke thënë se një iniciativë e tillë është e papranueshme për Grupin Parlamentar të LDK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 3 minuta më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 8 orë më parë