Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Nuk e financova Srpskan, kjo është rrenë e kulluar

NULL NULL
06.10.2015 13:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në  llogarinë e tij në Facebook ka reaguar rreth disa njoftimeve se ai e ka financuar “Listën Serbe” me 100 mijë euro.

Shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Ramush Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë.”

Ai më tej ka shtuar se ky lajm është i orkestruar nga kryeministrin Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës,” ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

I pari i AAK-së ka deklaruar se  nuk mund ta zmbrapsin nga interesi për vendin dhe këto propaganda i takojnë së kaluarës.

“Të gjithë ata që provojnë që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë, pavarësisht çmimit, do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim.”

“Përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot janë në grahmat e fundit,” përfundon Haradinaj, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.