0:29, 18 Shtator 2019

Kandidati për deputet nga koalicioni Daut Haradinaj premtoi që nëse marrin pushtetin në tavolinën e dialogut në të ardhmen nuk do jenë pjesë e tavolinës në bisedime ata që e sollën në dyshim sovranitetin e Kosovës.

“Ata që kanë punuar për copëtimin e Kosovës qofshin brenda apo jashtë saj, duhet të marrin përgjegjësinë”.

“Dhe është premtim publik se të gjithë ata diplomatë që guxuan ta fusin në dyshim sovranitetin e Kosovës duhet të mos jenë pjesë e asaj tavoline të dialogut. Këtu po i përfshij të gjithë që nga presidenti e teposhtë”.

“E di që mënyra për ta rrëzuar një president është e komplikuar. Por mendoj se e vetmja rrugë është që të kemi një unitet”.

“Po ju siguroj që më 6 tetor në mbrëmje besoj se do të del një rezultat pozitiv me një parlament më të fortë sepse listat janë më të mira. Parlament më të lodhtë s’ka pasë se ky që shkoi edhe pse kam qenë edhe unë deputet. Shyqyr që shkoi”.

Haradinaj në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova tha se PDK-ja duhet shkuar në opozitë.

“Nuk po e them këtë në kuptim negativ sepse kam shumë respekt për Kadriun dhe kemi kaluar mirë, përpos dy tri temave që s’jemi pajtuar. Nuk kam vërejtje as më të voglën, përpos kësaj në raport me dialogun, taksën dhe shkëmbimit të territoreve”.

“Mendoj që qeveria dhe kryetari i saj duhet ta udhëheqë dialogun dhe kjo nuk duhet të diskutohet në të ardhmen. Mendoj që duhet me pasë një gjithëpërfshirje, një unitet sepse në çfarëdo forme vendimet e një ekzekutivi të ardhshëm do të jenë barrë e popullit të Kosovës”.

“Sa më e gjerë të jetë sofra përgjegjësitë do të jenë më të kufizuara për individë dhe do të jenë edhe më të kujdesshëm”.

Për Haradinajn vijat e kuqe të individëve dhe partive duhet të hiqen sepse janë jo të vërteta.

“Legjendat e vijave të kuqe duhet të hiqen krejt sepse janë false. 20 vjet e shan një subjekt politik e pastaj thonë rroftë PDK-ja apo ajo tjetra”.

Ai tha se kanë një program të pasur dhe të realizueshëm që është hartuar në bashkëpunim me PSD-në, pavarësisht orientimit majtist të kësaj partie.

“I kemi qit 100 pika që janë të sakta dhe të realizueshme. Nëse e shihni ato 100 pika të gjitha janë të prekshme dhe të mundshme. Me PSD-në kemi korrektësi dhe bashkëpunim, gjithçka është e përshkruar dhe është në bashkëpunim”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë