Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për “Kosovën Fituese” me numrin 137

NULL NULL
11.01.2025 12:18
Haradinaj e nis fushaten nga Prekazi
Haradinaj e nis fushaten nga Prekazi

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

Ai fushatën e hapi duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Haradinaj ka thënë se nga Prekazi niset për “Kosovën Fituese” me numrin 137.

“Prekazi është vendi që na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, liri e demokraci.

“Nga këtu nisemi për Kosovën Fituese me numrin 137. Rroftë Kosova!”, ka thënë Haradinaj.

Nga sot më 11 janar ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.