Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj ngushëllon familjen e zjarrfikësit: Lima ishte simbol i guximit dhe humanizmit

NULL NULL
09.07.2025 10:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e Kaqun Limës – zjarrfikësit i cili humbi jetën dje gjatë kryerjes së detyrës si pasojë e një aksidenti.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Lima ishte një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit.

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të operativës në brigadën e zjarrfikësve të Gjakovës. Kaquni humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët, ashtu siç kishte bërë gjithë jetën e tij. Një burrë i përkushtuar, një profesionist i palodhur dhe simbol i guximit dhe humanizmit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të tij dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që sot ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe. U prehtë në paqe”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 1 person

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.