Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Nëse brenda 30 ditëve nuk konstituohet Kuvendi, kjo legjislaturë mund të shkojë në shtëpi

NULL NULL
02.07.2025 17:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur se nëse nuk konstituohet legjislatura e nëntë e parlamentit brenda afatit kohor që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuse, deputetët më nuk mund të kenë të drejtë të ushtrojnë mandatin e tyre.

Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj theksoi se aktgjykimi i Kushtetueses mund t’i kthejë në pikën zero.

“Ato zhvillimet pas 30 ditëshit munden me qenë shumë dramatike, pra gjykata mundet të na kthejë në pikën zero, thuajse nuk janë mbajtur zgjedhjet hiç. Kjo është një situatë serioze. Për shembull ka raste që gjykata thotë ata që janë zgjedhur e kanë humbur mandatin e vet, se nuk e kanë ushtruar funksionin në tërësi, krejt këtë brez politik e dërgon në shtëpi thotë ‘nuk e keni kry punën, shkoni në shtëpi’”, ka thënë Haradinaj.

“Një legjislacion që nuk e kryen funksionin e vet të konstituimit dhe krijimit të institucioneve, mund t’i humb funksionet e veta me një vendim gjykate, është reale. Në bazë të ligjit vendor dhe ndërkombëtar, kur një gjykatë e mbyll një afat kohor, s’ka lënë një mënyrë tjetër për ta rihapur. Pra, 30 ditëshi e ka mbyll, e drejta jonë për t’u konstituar është 30 ditë. Kaluan 30 ditë, ne nuk e kemi më këtë të drejtë, kjo legjislaturë, këta deputetë nuk e kanë më këtë të drejtë. Mbyllja e afatit kohor pa një mundësi për ta rinisur, është bukur serioze. 30 ditë janë pamundësi për t’i kërkuar edhe 30 ditë të tjera. Juristët e dinë që kur nuk lihet një çelës, është fundi”, tha ai. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.