Haradinaj në Pentagon, Tahiri: Nga kjo portë mori bekimin për Ushtrinë e Kosovës NULL NULL 21.10.2024 21:53 21.10.2024 21:53 Haradinaj në Pentagon: "Nga kjo portë mori bekimin për Ushtria e Kosovës" Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë. Për vizitën e kreut të AAK-së, ka traguar shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri. “Nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. “Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, shtoi ai. Tahiri ka ndarë pamje dhe një pjesë nga momenti i hyrjes në Pentagon./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 19 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day