Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj nderon të rënët e Brigadës “137 Gjakova”: Krenar që pata në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë

NULL NULL
28.03.2025 15:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka nderuar dëshmorët e “Brigadës 137” në përvjetorin e themelimit të saj.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë.

“Në ditën e themelimit të Brigadës 137, së bashku me kryetarin Ardian Gjini dhe komandantin e brigadës Agron Kryeziu nderuam dhe kujtuam dëshmorët e kësaj brigade që është krenari e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

“Po ashtu, një ditë më pas, data 29, përkon me rënien heroike të dëshmorëve të fshatit Shishman, të cilët i nderojmë me respekt të madh. Bijtë dhe bijat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë, që nga mobilizimi i tyre në ditët e para të luftës për çlirim.

“Përgjithmonë krenar që pata në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë. I përjetshëm kujtimi për ta”, është shprehur Haradinaj.

lajme të ngjashme