Haradinaj ndan medalje për të burgosurit politik të viteve të ’60-ta NULL NULL 06.07.2021 14:15 06.07.2021 14:15 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu ka ndarë medalje të burgosurve politik të viteve të ’60-ta. Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku Haradinaj tha se medaja “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, iu është ndarë për kontribut të jashtëzakonshëm për çështje kombëtare, njofton Klan Kosova. “Ata ishin Flamurtarët e Lirisë! Terrori shtetëror i ushtruar ndaj tyre dhe familjeve, asnjëherë nuk i ndali ata nga qëllimet për çlirim dhe bashkim kombëtar. Për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, sot në Pejë, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për të burgosurit politik të viteve të ‘60-a, që paraqesin shkëndijat e para në realizimin e qëllimeve liridashëse të shqiptarëve. Ejyp Kastrati dhe bashkëveprimtarët e tij tani të ndjerë, Shefqet Deqani, Avdyl Shala, Ahmet Gashi, Mehmet Krasniqi, Sylë Shala, Vesel Rexhepaj, Ahmet Zeka, Zeqë Shala dhe Selajdin Daci shkruan një pjesë shumë të lavdishme në përpjekjet tona për liri. Ata janë të pavdekshëm në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 2 orë më parë