Haradinaj: Mendoj që një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 18:27 25.06.2025 18:27 Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për bllokimin e Kuvendit, i cili po vazhdon edhe më tej, duke thënë se ata kanë ofruar zgjidhje dhe janë të gatshëm për kompromis. “Ne kemi ofruar, po ofrojmë zgjidhje, jemi të gatshëm të japim kompromis, kemi thënë pa asnjë kusht, nuk kemi asnjë pengesë për të dalur nga kjo situatë, por është e pandershme tash me kërku prej opozitën për egon e një individi që për 37 seanca insiston dhe e din që produkti është i njëjtë”, është shprehur ai. Tutje, ai ka thënë gjithashtu se një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues, përcjell Klankosova.tv. “Ka të drejt zonja Mihali kur thotë deputetët, sepse po shihet kush parfumoset e kush bën sfilitë. Nëse do të jemi ndonjëherë në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi i narko konsumueve, mos me qenë deputet, sepse mendoj që një pjesë e mirë e tyre janë narko konsumues, edhe do të ishte shumë më mirë ajo me u përqëndru edhe me u fokusu tek deputetët që konsumojnë substanca”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 8 minuta më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 3 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 6 orë më parë