Haradinaj: Me 140 milionë investime në vit, Trepça sjell 500 milionë euro profit NULL NULL 22.09.2019 15:16 22.09.2019 15:16 I nominuari për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD , Ramush Haradinaj, ka takuar sot qytetarët e Podujevës. Aty, Haradinaj ka folur për kthimin e Trepçës në pronësi të Kosovës. “Ishte situata me Trepçën, e lënë gjatë pezull. Edhe zakonisht flitej qysh Trepça i bjen 500 milionë profit në vit, pas një investimi prej 140 milionëve. Atëherë, për çdo vit, minimum për 20 vjet, i bjen 500 milionë fitim, që i bjen diku rreth 10 miliardë total”, ka thënë Haradinaj. “Mirëpo thojshin edhe që Serbia nuk e lejon, duhet me u marr vesh e me e pyet krejt botën. Me qenë andej kufirit, ish pyet Serbia ose Shqipëria ose Mali i Zi. Askush nuk po na pyet për veprimet e tyre, atëherë pse ne duhet të presim që krejt bota të na tregojë çfarë të bëjmë me Trepçën? Fatmirësisht e kemi finalizuar, Trepça është 100% Kosovë”, ka shtuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025