Haradinaj: Limaj është futur në kurthin e Kurtit (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 19:18 25.06.2025 19:18 Daut Haradinaj Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, është futur në gropën e Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo në kontekstin e një bashkëpunimi të mundshëm mes të dyve për të mundësua konstituimin e Kuvendit, por edhe për të kandiduar të parin e Nismës për kryeparlamentar. Në emisionin DPT Fidani, Haradinaj ka përmendur edhe një shprehje popullore me të cilën e ka cilësuar Limajn. “Ato çka i kemi pasë në plan t’i themi i kemi thënë dhe i kemi konsumuar, tash mendoj se edhe Z. Limaj në fillim është futur në kurthin e Z.Kurtit. Sipas meje, fare mirë dihet që deri në fillimin e seancës të gjithë e kanë pritur nominimin e tij për kryetar të Kuvendit, gjë që u dëshmua edhe më vonë prej gojës së Limajt dhe Kurtit, dhe aktorëve të tjera”, tha Haradinaj. “Siç duket viktima e parë e mashtrimit ka qenë vet Z.Limaj nga Kurti. Është edhe ajo shprehja popullore: ‘Kur ia qelë gropën dikujt, ruju se vet bie në të’. Kjo vlen për Limajn, unë mendoj se Limaj edhe kandidati i opozitës për kryeministër duhet të bashkëpunojnë, kjo është temë që nuk më takon mua, se çka bëjnë këta unë nuk e di. Unë mundem të garantoj vetëm për votën time, çdo kohë me të shkojë t’ia jap votën një kandidati të opozitës pa asnjë kusht”, u shpreh Haradinaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025