Haradinaj, Kurtit: Nëse s’e tërheq këtë buxhet, qytetarëve iu sugjeroj të të shpallin “non grata” NULL NULL 14.12.2023 13:23 14.12.2023 13:23 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot në kuvend është nxjerrë për miratim buxheti më skandaloz që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Haradinaj i bëri thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që ta tërheq projektbuxhetin aktual përpara se sipas tij, të përballet me padëgjueshmëri qytetare. “Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”. “Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin ‘nongrata’”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. Aktualisht, në kuvend po diskutohen amendamentet e propozuara për buxhetin e vitit 2024, por mazhoranca nuk e ka përkrahur asnjë amendament të propozuar nga opozita.