Haradinaj kujton masakrën në Pastasellë të Rahovecit: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit NULL NULL 31.03.2023 09:20 31.03.2023 09:20 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar masakrën në Pastasel të Rahovecit që ka ndodhur 24 vjet më parë. I pari i AAK-së ka thënë se dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së shqiptarëve, njofton Klan Kosova. “Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasellë të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar!”. “Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë