Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: Mbetet shembulli i veprimit guximtar për liri NULL NULL 04.12.2023 10:22 04.12.2023 10:22 Foto nga Arkiva: Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar Mervete Maksutajn në përvjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë se Mervetja mbetet shembulli i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. “Sot kujtojmë trimëreshën e Dukagjinit, Mervete Maksutaj, heroinën e cila u përjetësua gjatë aksionit për shpëtimin e shokëve të plagosur në Spitalin e Pejës, duke mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. I përhershëm kujtimi për Merveten”, ka shkruar Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë