Haradinaj kujton çlirimin e Jabllanicës: Ushtarët serbë ikën të turpëruar nga UÇK-ja NULL NULL 17.05.2023 16:53 17.05.2023 16:53 17 maji shënon Ditën e Çlirimit të Jabllanicës së Dushkajës. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në fjalën e tij tha se liria që e gëzojmë sot është falë luftës së lavdishme të trimave të UÇK-së. “Për familjet e dëshmorëve që pushojnë këtu, por edhe anembanë vendit, për luftëtarët, veteranët, invalidët dhe të gjithë ata që ndihmuan në lirinë e vendit tonë që ne të jetojmë në liri pas shumë shekujve, këtë e mundësoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Haradinaj. “Luftëtarët e Shqiponjës kanë qenë shumë të zotët. Secili prej tyre meriton që të tregohen zotësitë e tyre luftarake në luftë”, shtoi ai. Haradinaj tha se ushtria serbe ka ikur e turpëruar nga kjo betejë, duke i lënë aty të gjitha gjërat e tyre, edhe ato personale, njofton Klan Kosova. “Ndoshta nuk është rastësi që Jabllanica e feston Ditën e Çlirimit në maj. Pra Jabllanica është rimarrë prej forcave serbe nga UÇK-ja, në këtë ditë dhe po në këtë kohë, ka qenë mesditë. Ushtria serbe kanë shënuar një turp të madh, pasi që kanë ikur këmbë dhe i kanë lënë këtu të gjitha pajisjet, edhe ato personale”, tregoi Haradinaj. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv