Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj NULL NULL 07.07.2025 12:13 07.07.2025 12:13 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e Morinës, e cila më 7 korrik 1998 shënoi një kapitull të ri në luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Në përvjetorin e kësaj beteje, Haradinaj së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë bëri homazhe për të nderuar ata që ranë në këtë përballje me forcat armike: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli, njofton Klankosova.tv. “Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë për rrjedhën e luftës, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e çuar më tej idealin e shenjtë të lirisë”, ka shkruar Haradinaj. Në këtë përvjetor, u nderua edhe kujtimi për dëshmorin Agim Mazrekaj, të cilin Haradinaj e përshkroi si luftëtar të vendosur dhe të gatshëm për çdo betejë. “Trimëria e Agimit do të kujtohet ndër breza,” theksoi ai, duke shtuar se homazhe janë bërë edhe në Voksh të Deçanit, pranë lapidarit të dëshmorit Xhevat Nitaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 1 orë më parë