Haradinaj: Kosova është e mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen nga ta - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Kosova është e mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen nga ta

NULL NULL
01.02.2023 19:54

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në kuadër të agjendës së tij, ka takuar senatorin Thom Tillis, transmeton klankosova.tv.

Haradinaj tha se aenatorit Tillis, i konfirmoi se Kosova është e fokusuar dhe mishëruar me ShBA dhe këshillat dhe politikat që i rekomandohen dhe kërkohen.

Tutje Haradinaj tregoi që e falënderoi Tillis, për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA dhe përshkushtimin e tij personal që Kosova të funksionojë si shtet i lirë, sovran.

“Në vazhdën e vizitës në ShBA, takova senatorin Thom Tillis.

Senatorit Tillis i rikonfirmova që Kosova është e fokusuar dhe mishëruar me ShBA dhe këshillat e politikat që na rekomandohen dhe kërkohen nga ta. Roli i ShBA në Kosovë është më i rëndësishmi si për nga historia poashtu edhe e ardhmja demokratike.

“E falënderova Senatorin Tillis për përpjekjet e vazhdueshme të ShBA, që Kosova të funksionojë si shtet i lirë, sovran, demokratik dhe unik për nga vlerat” , ka shkruar Haradinaj në facebook.