Haradinaj kërkon reflektim nga Qeveria NULL NULL 15.10.2015 11:02 15.10.2015 11:02 Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’mund të marrë vendime në dëm të vendit e të kërkojë normalitet në institucione dhe ta ketë miratimin e opozitës. Sipas tij insistimi që Kuvendi të vazhdojë punën, nuk ka më kuptim dhe e ka krijuar një klimë shumë të papërshtatshme. “Është i pakuptimtë ky insistim që me çdo kusht të mbahet mbledhja e Kuvendit, kur në mungesë të reflektimit ndaj kërkesave tona është krijuar një klimë e papërshtatshme. Vetë ky insistim, është provokim, papjekuri politike dhe mungesë lidershipi shtetëror. Udhëheqësit politikë të këtij vendi nuk mund të sillen sikur çdo gjë është normale”, është shprehur Haradinaj, njofton zyra për media e AAK-së. “Ky vend ka ardhur në një situatë kur duhet t’u japë zgjidhje dy marrëveshjeve që e kanë sjellë vendin këtu ku është, e mëpastaj t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës institucionale pozitë-opozitë. Klima e krijuar kërkon reflektim dhe përgjegjësi politike”. Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i lirojnë aktivistët e arrestuar të opozitës. Ai mendon se zgjidhja e kësaj situate s’është në duar e policisë. ‘Organet e rendit e drejtësisë duhet që urgjentisht t’i lirojnë aktivistët politikë të AAK-së dhe të opozitës në përgjithësi. Situata është tepër serioze dhe nuk mund të zgjidhet me mjete policore e as me këmbëngulësinë e pakuptueshme të pushtetarëve për t’i ikur përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar me këto marrëveshje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë