Haradinaj kërkon nga Qeveria Kurti kthimin e Ligjit të Pagave: Po i ndihmojmë NULL NULL 07.04.2021 13:20 07.04.2021 13:20 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të kthejë procedurën e Ligjit të Pagave në Qeveri dhe me amendamente shtesë t’ia dërgojë në Kuvend. Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij përmes Ligjit të Pagave i ka dhënë status dinjitoz secilit zyrtar publik dhe se për këtë është punuar për 10 vjet, njofton Klan Kosova. “Kërkojmë nga Qeveria që ta rikthejë procesin në Qeveri dhe ta amandamentojë aty ku ka pasë vërejtje dhe ta kthejë në Parlament për t’i dhënë përkrahje këtij ligji”. Haradinaj ka thënë se me ngritjen e këtyre çështjeve në konferenca për media kanë synim t’i ndihmojnë Qeverisë Kurti. “Qeveria është në ditët e para dhe t’ia kujtojmë disa sugjerime për disa tema shumë me rëndësi për jetën tonë, s’po bëjmë opozitarizëm, por po i ndihmojmë Kosovës”. Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka thënë se ka pasë pabarazi të madhe në paga, prandaj ky ligj është i nevojshëm. “Kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk konteston Ligjin që Qeveria Haradinaj e ka dërguar në Kuvend, por amandamentimin e tij që kanë ndodhur në Kuvend. Kërkojmë prej Qeverisë që në program qeveritar dhe në planifikim buxhetor të përfshihet buxhetimi i këtij ligji dhe ato amandamentime, që janë relativisht të sakta, të inkorporohen dhe të vijnë në Kuvend. Qeveria do ta ketë mbështetjen e Grupit Parlamentar të AAK-së dhe njëherë e përgjithmonë do të vendosim rregull”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025