Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj kërkon llogari për bastisjen e familjeve nga policia

NULL NULL
18.05.2015 13:09
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, se kush ka dhënë urdhër për bastisjen e familjeve të të arrestuarve në Kumanovë.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, për bastisjen që policia e Kosovës iu bëri para pak ditësh disa familjeve të dyshuara se kanë lidhje me grupin e armatosur të Kumanovës.

“Cili prokuror i jep policisë leje të shkojë e t’i bastisë njerëzit në ora 2 të natës, pa marrë asnjë informacion paraprak. Kush jep kësi urdhra me i terrorizuar qytetarët. Ku keni parë kështu, kush jep kësi urdhra?”, ka pyetur i mllefosur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

Minsitri Kuçi është përgjigjur duke deklaruar se edhe ai vetë kishte marrë vesh në media për rastin

“Nuk mund ta dijë kush ka dhënë urdhër për këtë operacion , krejt cka di rreth kësaj jam informuar në media”./Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.