Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve NULL NULL 15.06.2025 09:16 15.06.2025 09:16 Gjermania sot feston për herë të parë Ditën e Veteranëve. Një urim për këtë ditë e rezervoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se më 12 dhe 13 qershor të vitit 1999 ushtarët gjermanë hyrën në Prizren si pjesë e NATO-s dhe hapën rrugën drejt paqes dhe stabilitetit, transmeton Klankosova.tv. “Sot, Gjermania feston për herë të parë Ditën e Veteranëve. Më 12–13 qershor 1999, ushtarët gjermanë hyrën në Prizren si pjesë e NATO-s, hapën rrugën drejt paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. “Sot, në një botë të përfshirë nga konflikte, ata janë sërish në shërbim, shpesh pa u parë, por gjithmonë me rëndësi të madhe. Faleminderit nga zemra!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 58 minuta më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 3 orë më parë