Haradinaj ia uron ditëlindjen Mbretit Charles përmes ambasadorit britanik NULL NULL 19.06.2025 19:54 19.06.2025 19:54 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka ndarë urimer për Mbretin Charles. “Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, ndamë urimet për ditëlindjen e mbretit si dhe për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.