Haradinaj i gjithanshëm – njëkohësisht flet në Kuvend dhe shkruan në Facebook NULL NULL 16.03.2018 13:11 16.03.2018 13:11 Në momentin kur kryeministri Ramush Haradinaj po përgjigjet në pyetjet e deputetëve të Kuvendit, njëkohësisht në profilin e tij në Facebook ai ka shkruar për mbledhjen e sotshme të Qeverisë, njofton Klan Kosova. “Në mbledhjen e Qeverisë u pajtuam që, së shpejti, të organizohet mbledhja e përbashkët e qeverive, të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë, si dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, për çka u patëm dakorduar me homologun tim Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij të frytshme në Prishtinë, në dhjetor të vitit të kaluar”, ky njoftim është dhënë në profilin e tij zyrtarë në Facebook, derisa ai ishte në foltoren e Kuvendit të Kosovës. “Qeveria miratoi tri vendime që kanë të bëjnë me sistemin tatimor”. “Sot, po ashtu, kemi ndarë 120 mijë euro ndihmë për komunitetin egjiptian dhe numri i familjeve përfituese nga 792 rritet në 1340”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.