Haradinaj flet për Çakorrin: Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë NULL NULL 18.08.2019 15:36 18.08.2019 15:36 Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sot ka vendosur lule pranë varrit të Zeqir Dreshajt, i cili ishte kryeplaku i fshatit Kuqishtë, që shtrihet në brezin kufitar me Malin e Zi. Haradinaj tha se “amaneti i Bacës Zeqë do të jetësohet”, i cili ishte njeriu që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës. “Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.