Haradinaj: Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë NULL NULL 28.03.2025 12:45 28.03.2025 12:45 Forca e Sigurisë së Kosovës 344 ushtarë të rinj iu janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës këtë të premte. Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se sot Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, transmeton Klankosova.tv. “Të rinjtë tanë vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre për atdheun dhe sigurinë e vendit. Sot, 344 ushtarë të rinj u certifikuan, duke marrë përgjegjësinë për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përkushtim. Ky është një moment krenarie për ta, për familjet e tyre dhe për gjithë vendin. Me përkushtim të madh, kam qenë gjithmonë në përkrahje të Forcave të Sigurisë, e po me atë përkushtim, ngritëm statusin e Forcës në Ushtri, me përkrahje të aleatëve”. “Sot, Kosova ka ushtrinë më të re, sipas modelit të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë në vend, stabilitetin në rajon dhe të gatshme për operacione paqeruajtëse kudo në botë, si anëtare e NATO-s përkrah Amerikës dhe aleatëve tjerë strategjikë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ndër të tjera ia thotë se është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë. “Është urgjencë që të dyfishohen pagat për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, sidomos në këto rrethana mbi të cilat gjendet sektori i sigurisë në rajon e me gjerë. Paga e dinjitetshme e ushtarit, policit, inteligjencës e më gjerë është obligim qeveritar e kombëtar. Urime dhe shumë suksese në këtë mision fisnik!”.