21:31, 22 Maj 2020

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar kërcënimin që Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se I është bërë nga “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Sipas tij kjo është sjellje “axhamillëk” nga ana e Kurtit, transmeton Klan Kosova.

“Është një axhamillëk i Kurtit me dal me postim për këtë. Ka pas raste kur m’u ka shtuar siguria, sepse më është bërë ndonjë kërcënim, ekziston një rrezik. Kryeministri që e mbron krejt vendin, nuk duhet të veprojë kështu”, tha Haradinaj për Reporterin.

Haradinaj theksoi se sjellja e Kurtit iu duk qesharake. Ai tha se kryeministri mbron popullin dhe nuk duhet të bëhet viktimë”, është shprehur Haradinaj, thuhet në kumtesë.

“M’u duk qesharake kjo gjë. Kryeministri duhet me ruajtur integritetin e institucionit. Nuk duhet të dal kryeministri me postime të tilla, e pastaj ta ndërlidhë me Gjykatën Kushtetuese. Në kohën e internetit këto gjëra janë bë të lehta. T’u nejt mas koftorit lehtë është me luftu, thoshim ne në luftë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë