Haradinaj e kalon shëndetshëm pasditen me fëmijët (FOTO) NULL NULL 24.08.2019 15:58 24.08.2019 15:58 Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, pasditen e sotme e kaloi pak më ndryshe. Në llogarinë e tij të Facebook-ut ai tregon se si bashkë me fëmijët e tij ishte ngjitur në lartësi dhe se ia ka vlejtur iniciativa. “Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.