Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosa Osmanin NULL NULL 21.02.2020 22:59 21.02.2020 22:59 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjilan ka thënë se Autostrada e Anamoravës do të bëhet. Në lidhje me këtë deklarim të Osmanit ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar kryeparlamentarja për Autostradën e Anamoravës është reflektim, derisa ka shtuar se shpreson se ajo do ta thotë të njëjtën edhe për Autostradën e Dukagjinit. Më poshtë postimi i plotë i Daut Haradinaj: Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet! Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025