Hapja e Urës së Ibrit, Zyra e BE-së: Çdo vendim duhet të bëhet në kuadër të dialogut NULL NULL nga Albert Bajrami 30.05.2024 15:21 nga Albert Bajrami 30.05.2024 15:21 Ura e Ibrit në Mitrovicë. Foto: Klankosova.tv Hapja e Urës së Ibrit është bërë temë diskutimi së fundmi në vend. Lidhur me këtë janë deklaruar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësja Ioanna Lachana tha se çdo vendim lidhur me urën në fjalë duhet të bëhet në kuadër të dialogut në Bruksel . Ajo deklaroi se hapja e urës është marrëveshje e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. “Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, tha Lachana. Zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë i ftoi palët që të zbatojnë çdo marrëveshje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. “BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, deklaroi Lachana. Lidhur me këtë është deklaruar edhe policia. Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut Veton Elshani, i pyetur në lidhje me mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit për trafik, tha për Klankosova.tv se “policia është e gatshme të zbatojë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës”. Për këtë temë ka reaguar edhe Lista Serbe, duke thënë se hapja e urës duhet të bëhet në pajtim me serbët që jetojnë në veri të Kosovës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 50 minuta më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 15 orë më parë