Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapja e Urës së Ibrit, Vuçiq nesër takon ambasadorët e Quint-it

NULL NULL
13.08.2024 18:42

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do takohet nesër me ambasadorët e vendeve të Quint-it në Beograd.

Sipas njoftimit të B92, Vuçiq do takohet me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, transmeton klankosova.tv.

Takimi i tyre vie, në vazhdën e raportimeve se Qeveria e Kosovës, planifikon hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, vendim të cilin po e kundërshtojnë hapur serbët veriorë.

Po ashtu takimi vie pak ditë pas mbajtjes së protestave të shqiptarëve në Luginë mbi kërkesën të ndalohet pasivizimi i adresave dhe të kryhen obligimet nga shteti serb për shqiptarët me marrëveshjet e mëhershme.

Takimi i tyre është paraparë të mbahet në ora 10.00.

lajme të ngjashme