Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE të ndahet nga ai me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

NULL NULL
22.01.2024 09:35
Albin Kurti

13:22 – Kurti: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE të ndahet nga ai me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar korrektësi nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë të ndahet nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Është korrektësi nga ana e Bashkimit evropian dhe Shteteve të Bashkimit Evropian që procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë të ndahet nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Meqenëse ne jemi një shtet një normal demokratik që po duhet të normalizojë marrëdhëniet me një shtet që nuk është demokratik rrjedhimisht”, ka thënë Kurti.

“Konsiderojmë fer që një shtet ku vullneti për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është 94 për qind të mbetet peng i çështjes së normalizimit me një shtet ku vullneti për anëtarësim është 35 për qind dhe që ngelet prapa neve për sa i përket sundimit të ligjit dhe drejtave të njeriut dhe lirisë së medias”.

“Nuk është kollaj t’i normalizosh marrëdhëniet me dikë që nuk e ka për qejf perëndimin dhe demokracinë”.

“Ndërkaq sa i përket dialogut kjo zhvillohet në relacion mes kryenegociatorit Besnik Bislimit dhe lehtësuesit Lajçak”.


13:01 – Kurti: Plani i rritjes i BE-së e përshpejton anëtarësimin e Kosovës në union

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur planin e rritjes nga Bashkimi Evropian, duke thënë se ky plan do e përshpejton anëtarësimin e Kosovës në union.

Kurti këtë deklarim e bëri pas përfundimit të samitit të BE-së, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi mirëpritur këtë plan pasi nuk na ngadalëson anëtarësimin por përshpejton atë, duke rritur shpejtësinë dhe reformat e konvergjencat mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Plani i rritjes nga gjashtë pjesëmarrjen në tregun e punës”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se pjesë e planit të rritjes është tregu i përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon heqjen e barrierave.

“Ne kemi planin e rritjes i cili do të sjellë mbështetje financiare gjashtë miliardë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, dhe meqë rast mbështetja financiare varet nga puna dhe performanca veç e veç, ku nëse shtetet ne Procesin e Berlinit arrijnë diçka pozitive ajo automatikisht bartet në Planin e rritjes, ndërkaq nëse shtet pengojnë njëra tjetrën nuk ka efekt te plani i rritje,s në bazë të këtij plani i cili është ideuar nga Ursula Von der Leyen, shtetet mund ta bllokojnë vetëm vetveten jo njëra tjetrën”,

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një zgjedhje, ka shtete që kanë përcaktim mos të anëtarësohen në BE, anëtarësimi në BE është synim i shtetit tonë, por gjithashtu edhe i popullsisë së vendit tonë me një mbështetje që sillet 94 për qind, sipas të gjitha matjeve të opinionit publik”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.


11:00 – Kurti: Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten, liria për mallra nuk mund të shfrytëzohet që të bartten municione 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është per reforma që Ballkani Perëndimor të integrohet ekonomikisht

Kurti këto komente i bëri gjatë mbajtjes së samitit të BE-së në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke poencuar që kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten, njofton Klankosova.tv.

“Vitin e kaluar në tetor në samitin e procesit të Berlinit e tregova idenë time të rritjes që bazohet në disa shtylla besojmë që BE mund të na reformojë të reformohet dhe të zgjerohet dobitë duhet të lidhen me reformën demokratike.

“Agresioni rus po vazhdon në Ukrainë, Kjo agjendë e reformave duhet të reformojnë administratën publike dhe duhet ta avancojnë, fokusohet në agjendën e gjelbër dhe digjitalizimin, lidhur me sektorin privat do ta përmirësojë qasjen në financa. Arsim cilësor në pajtim me nevojat e tregut.

“Mjetet e BE-së, i rritin përfitimet e gjashtë vendeve të Be dhe e rrit anëtarësimin e plotë për ata që janë të përkushtuar, besojmë aderimi në BE duhet të jetë me meritë, ky plan i rritjes por edhe duhet të jetë mundësi për bashkëpunim më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jemi konstruktiv dhe për fuqinë transformuese për vendimet tona.

“Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet ekonomikisht dhe qytetarët të përafrohen. Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Duhet kohë dhe besim në marrëdhënie.

“Kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të barten municione. Marrëdhëniet normale janë kyçe për shfrytëzimin e potencialit. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës. Puna jonë është që t’i realizojmë këto reforma kurse BE të gjykojë sipas meritave”.


10:35 – O’Brien: Plani i zgjerimit të BE-së, ndryshe nga ofertat e mëparshme

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, në takimin e Samitit të BE-së në Shkup ka thënë se plani i rritjes I BE-së është më ndryshe se ofertat tjera që kanë qenë më herët.

“Ta sqarojë qëndrimin e SHBA-ve, ne mbështesim aspiratat që nga viti 1996. Asnjëherë nuk keni qenë më afër, kurse përparimi iu çon edhe më afër arritjes së dobive, kjo është çështje shprese sepse BE vazhdimisht ka inovacione dhe ky plani i rritjes dallon nga ofertat e tjera që ishin”, tha O’Brien, përcjell Klankosova.tv.

Po ashtu ai foli për lirinë e lëvizjes që do ta kenë shtetet dhe populli i tyre pas këtij plani.

“Këtu flasim për liritë, lirinë e tregut të vetëm që u lejon njerëzve, mallrave dhe shërbimeve që të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. Fillimisht do t’i identifikojmë nismë specifike që do të jenë të dukshme për bizneset dhe qytetarët në rajon, evropiane  e vetme për pagesë kur të vendoset, kjo do të thotë se çdo individë zona kursen rreth pesë për qind sa herë që transferon para brenda dhe jashtë rajonit”, është deklaruar O’Brien.

Po ashtu O’Brien tha se qytetarët e këtyre shteteve do të mund të punojnë jashtë kufijve të tyre dhe se kostot do të ulen.


10:16 – Koopman: Regjioni ka mirëpritur konceptin e planit të rritjes dhe po punon në reforma

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman,

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, në një konferencë për medie në Samitin e BE-së në Shkup tha se plani i rritjes që përmban ky takim, mund të rrisë ekonominë e shteteve të Ballkanit Perëndimor për dy herë më shumë.

Ai po ashtu tha se është shumë motivuese se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe po punon në reforma, njofton Klankosova.tv.

“Është nder të jesh në Shkup sot për të marr pjesë në takimin e liderëve në planin e rritjes i cili është potencialisht një ndryshues i lojës për regjionin, mund të rrisë ekonominë tuaj dyfish në dekadën e ardhshme dhe është shumë motivuese të shohësh se si regjioni ka mirëpritur këtë koncept dhe është duke punuar shumë në reformat që do të ndihmojnë deri në arritjen e kësaj rritjeje”, tha Koopman.

Më tej ai tha se liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin regjionit në tregun e brendshëm të BE-së.

“Liderët do të diskutojnë për tregun rigjenerues dhe integrimin e regjionit në tregun tonë të brendshëm, i cili është një rritje e madhe”, tha Koopman.

Po ashtu ai u shpreh se pret që kjo konferencë të jetë e suksesshme.

“Jemi shumë të emocionuar se çfarë energjie do të sjellin liderët si dhe BE-ja po ndihmon ku mundet dhe presim një konferencë të suksesshme”.


10:13 – Vuçiq në Shkup: Biseduam për tregun e përbashkët evropian

Plani i rritjes i paraqitur nga Serbia është plotësisht në përputhje me planin e Bashkimit Evropian dhe ne do të bëjmë çmos që sa më shpejt të kemi akses në fondet e BE-së.

Kështu tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të liderëve të Ballkani Perëndimor para takimit i cili po mbahet në Shkup, që i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.

“Takimet që patëm mbrëmë dhe sot janë të rëndësishme për përparimin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit. Ne biseduam me përfaqësues amerikanë dhe evropianë për planin e rritjes dhe tregun e përbashkët evropian”, tha ai.

Vuçiq paralajmëroi edhe nënshkrimin e dy protokolleve për fillimin e marrëveshjes për qasje të lirë në tregun e punës.

“Ne takohemi për herë të parë dhe po flasim ekskluzivisht për ekonominë, e jo për çështje të mëdha politike, për të cilat ka dallime të mëdha mes nesh”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.


 10:11 – Samiti i BE-së në Shkup, O’Brien: Mundësi reale që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit së shpejti

Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, është deklaruar para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku janë mbledhur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

O’Brien, potencoi se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se do të krijojnë mundësi që të qytetarët e këtij regjioni të bëhen pjesë e unionit së shpejti.

“Kjo është hera e dytë që jam në dy muaj. Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që po Maqedonia e Veriut është nikoqir. SHBA-ja ka qenë gjithmonë me Maqedoninë e Veriut, jemi krenar që jemi aleatë, që punojmë me këtë qeveri”, ka thënë O’Brien.

“Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian nuk është një plan që e kemi parë deri më tani, kur thotë që nuk duhet të bëhesh reforma dhe të gjykohesh më pastaj, thotë nëse bën reforma të caktuar, kompanitë dhe njerëzit tuaj do të kenë liri për të lëvizur për të punuar ku duash. Kjo është qëllim”.

“Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që të zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”.


10:04 – Rama për samitin e Shkupit: Kjo definon se si do të duket shteti ynë në dekadën e ardhshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Samitin e BE-së në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur para medieve pak para se të fillonte takimi në Samitin e BE-së në Shkup.

Rama u shpreh se në këtë takim do t’i shprehin mendimet te përfaqësuesit e BE-së dhe ata amerikanë për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, dua të them se ky është me të vërtetë një takim i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona më përfaqësuesit e Bashkimit Evropian si dhe administratorët amerikanë për një hap të rëndësishëm që ne mundemi dhe duhet ta marrim për t’u afruar më shumë me BE-në”, ka thënë Rama.

Më tutje Rama tha se një mundësi e tillë nuk duhet humbur, pasi kjo edhe do të definojë se si do të duken gjashtë shtetet e Ballkanit në dekadën e ardhshme.

“Është për planin e ri të rritjes dhe integrimin në tregun e brendshëm, që deri më tani kjo ka qenë e mundur vetëm për shtetet që janë bërë pjesëtarë të Bashkimit Evropian. Pra është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi e mirë që nuk duhet ta humbim, prandaj është vendimtare që të arrijmë sukses ne gjashtë shtetet e Ballkanit, është vendimtare që ne të vendosim popullin tonë të parin e të lëmë historinë dhe politikën në rastet e ardhshme, sepse nëse arrijmë të bëjmë gjërat e duhura deri në fund të këtij muaji, kjo definon se si do të duket shteti ynë në dekadën e ardhshme”, tha Rama.


09:58 – Spajiq: Plani i Zgjerimit të Bashkimit Evropian është një mundësi e mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar që mbledhja e sotme e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup do të ofrojë mundësi për të gjithë.

Spajiq theksoi se ky do të jetë një sinjal sidomos për bizneset që duan të investojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

“Plani i Zgjerimit të Bashkimit Evropian është një mundësi e mirë për të gjithë për ne. Shpresojmë se do të fillojë sa më shpejt. Shpresojmë që këtë vit. Është një sinjal i mirë jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për bizneset që duan të investojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Spajiq.


09:51 – Kurti nga samiti i BE-së në Shkup: Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për samitin e BE-së që po mbahet në Shkup, duke thënë se do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin drejt Bashkimit Evropian.

Kurti, theksoi se sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojë listën e projekteve për sa i përket reformave, njofton Klankosova.tv.

“Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë, vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma të ne”.

“Mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare plani i rritjes nënkupton gjashtë miliardë euro për rajonin tonë, sasia që merret varet nga punë e mira që bëjnë dhe performanca që tregojmë”, ka deklaruar Kurti.

“Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuar ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojmë listën e projektee për sa i përket reformave aty në qendër e kemi reformën e administratës spublike, ndërkaq të projekteve i kemi për agjendë e gjelbër digjitalizimin investimin në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”.

“Ky takim fort i rëndësishëm i cili do të mundësojë të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt bashkimit Evropian, që është qëllimi dhe fati ynë”.


09:35 – Hapet samiti i BE-së në Shkup

Është bërë hapja e samitit të Bashkimit Evropian, ku do të jenë të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor.

Hapja është bërë nga nikoqiri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve.

Sot në Shkup do të mbahet samiti i BE-së, ku të pranishëm do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu pjesëmarrës janë dhe përfaqësuesit e lartë të administratës amerikane e të Bashkimit Evropian.

 

lajme të ngjashme