Hapet restoranti ku mund të hyjnë vetëm njerëzit e bukur NULL NULL 04.10.2016 16:49 04.10.2016 16:49 Një uebsajt online i quajtur Beautiful People (njerëz të bukur), i cili vlerëson estetikën mbi çdo gjë tjetër, do të hapë edhe një bar ku po ashtu do të vlerësohet vetëm e bukura. Restoranti do të hapet në Los Angeles, dhe vetëm ata që sipas stafit vlerësohen si njerëz të bukur do të mund të hyjnë brenda. Të shëmtuarit do t’i kthejnë pas. Pronari i ardhshëm i restorantit, ka thënë se ai mendon që e bukura ka shumë rëndësi. Sipas tij, principi fundamental i natyrës njerëzore, është se të gjithë duan të jenë me dikë që i tërheqë fizikisht, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Ai ka dhënë edhe modele të njerëzve që do t’iu lejohet të hyjnë: