Hapet Qendra për Edukim Mjedisor në pyllin e arinjve NULL NULL 01.06.2018 13:49 01.06.2018 13:49 Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Edukim Mjedisor në pyllin e arinjve në Prishtinë. Me këtë rast, ajo deklaroi se kjo qendër është rezultat i një pune të mirë që është bërë, të cilës i ka paraprirë ndërtimi i strehimorës “Pylli i Arinjve” si një storie suksesi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fondacionit “Four Paws” dhe akterëve tjerë që kanë përkrahur këtë projekt. “Qendra për Edukim Mjedisor është një mundësi e mirë për të gjithë vizitorët, në veçanti për brezat e ardhshme të Republikës së Kosovës, për t’u informuar lidhur me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës” vlerësoi ministrja Reshitaj. Reshitaj deklaroi se në kuadër të përpjekjeve të ministrisë që ajo drejton, për të ruajtur florën dhe faunën në Kosovë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Biodiversitet si një dokument themelor për mbrojtjen e natyrës i cili përcakton objektivat afatgjata dhe afatmesme për ruajtjen e biodiversitetit, transmeton Klan Kosova.